Rumani-Kosovë, njihuni me formacionet zyrtare

Përfaqësuesja e Kosovës sonte në kuadër të Grupit “I” eliminatorë për kualifikim në Euro 2024 do të luaj kundër Rumanisë, ndaj së cilës përfaqësuese në ndeshjen e parë në Prishtinë kishte barazuar pa gola.

Ndryshe Kosova vjen në këtë ndeshje pas barazimit të madh në shtëpi ndaj Zvicrës dhe synon rezultatet pozitive, për të mbajtur sado pak shpresat për kualifikim.

Përzgjedhësi Primoz Gliha për këtë ndeshje ka vendosur të luajë në portë me Aro Muric, ndërsa në mbrojtje do të jenë Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Fidan Aliti dhe Leart Paqarada.

Në mesfushë do të rreshtohen Valon Berisha e Florjan Loshajn, ndërsa në krahë do të luajnë Bernard Berisha dhe Edon Zhegrova.

Sulmi do të jetë me Vedat Muriqin që do të mbështetet nga Milot Rashica.

Ndeshja Rumani-Kosovë, starton në ora 20:45. (infOSport.mk)

FORMACIONET:
RUMANIA: Moldovan, Raţiu, Draguşin, A. Burca, Bancu, Cicaldau, Screciu, N. Stanciu, I. Hagi, Puşcaş, Fl. Coman.
TRAJNER: E. Iordanescu
KOSOVA: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Pararada, V. Berisha, Loshaj, B. Berisha, Zhegrova, Rashica, Muriqi.
TRAJNER: P. Gliha

Leave a Reply