Shpresat e Shqipërisë mundin Rumaninë, tashmë rradhën e kanë të mëdhenjtë e Kosovës

Kombëtarja shpresa e Shqipërisë, ka mundur Rumaninë pas një përmbysjeje të çmendur nga 0:2, në 3:2, duke regjistruar kështu fitoren e dytë nga po aq ndeshje në kuadër të grupit “E” eliminatorë për kualifikim në Europianin e vitit 2025 që do të mbahet në Sllovaki, njofton “infOSport.mk”.

Doli të jetë kjo një ndeshje e çmendur në “Elbasan Arena”, aty ku regjistruam plotë 5 gola, 3 prej të cilëve nga djelmoshat e artë “kuqezi”.

Vlen të theksohet se të gjithë golat u realizuan në pjesën e dytë, me rumunët që shënuan shumë herët në këtë pjesë me anë të Grameni (47’), ndërsa Borza 11 minuta më pas dyfishoi shifrat në favor të ekipit përfaqësues të Rumanisë.

Megjithatë gjaku shqiptarë u nxeh pikërisht pas këtyre dy golave, me “kuqezinjtë” e vegjël që dhanë shpirtin në terren, e që në fund gjithçka u kurorëzua me fitoren e madhe 3:2, falë golave të shënuar nga Kristian Shpendi (63’), Medon Berisha (71’) dhe Adrion Pajaziti në minutën e 88-të.

Me këtë fitore, të besuarit e trajnerit Alban Bushi, i prijnë tabelës në grupin “E” eliminatorë me 6 pikë maksimale, duke lënë pas vetes Zvicrën dhe Malin e Zi, që kanë nga 3 pikë dhe nga një ndeshje të zhvilluar. (infOSport.mk)

Leave a Reply