Diene: Ta shfrytëzojmë atmosferën e mrrekullueshme në klub dhe të fitojmë edhe Tikveshin

FC Shkupi duelin e javës së 10-të, do ta zhvillojë sot në cilësinë e mysafirit në Kavadar kundër ekipit vendas të Tikveshit, njofton “infOSport.mk”.

Në prag të këtij takimi shumë të vlefshmë për skuadrën nga Çairi, nga tabori i tyre ka folur mesfushori difenziv, Albert Diene.

“Ashtu sikurse kemi punuar gjatë periudhës së fundit, jemi përgatitur mjaft mirë edhe për ndeshjen e rradhës. Në klub po mbizotëron atmosferë e mrekullueshme, andaj të gjithë do të futemi në ndeshjen e të shtunës për ta fituar, pasi fitorja do të na mbajë në kreun e renditjes. Përballja me Tikveshin nuk do të jetë e lehtë, sepse janë ekip stabil dhe kanë rezultate të mira në shtëpi”, – ka thënë Albert Diene.

Ndeshja Tikveshi – Shkupi luhet të shtunën në Kavadar me fillim në ora 14:00, ndërsa kjo ndeshje do të transmetohet në kanalet e televizionit shtetëror.

Drejtësinë e këtij dueli do ta ndajë, arbitri Jovan Kaçevski nga Struga.

Leave a Reply