Mario Balotelli nën efektin e alkoolit aksidentohet me makinën e tij (VIDEO)

Sulmuesi kontrovers me pasaportë italiane, Mario Balotelli, gjatë mbrëmjes së sotme ka pësuar një aksident me makinën e tij.

Për arsye ende të paqarta, italiani doli nga rruga dhe u përplas në një nga rrugët e Orzinuovi.

Qendërsulmuesi i skuadrës turke të Adana Demirspor ka pësuar lëndime të lehta, teksa të gjithë jastekët e ajrit në makinën e tij vërehen se janë të hapura.

Balotelli është trajtuar menjëherë nga stafi mjekësor, madje i kanë bërë edhe një test alkooli. Siç raporton SkySport, sulmuesi rezultoi pozitiv në testin e parë dhe refuzoi ta kryente një test të tillë për të dytën herë.

 

Leave a Reply