Kalanoski si Bierhof, shënon me kokë  nga 13 metra largësi (VIDEO)

Sileksi dhe Vardari në  Kratovë  në  këto momente janë  duke zhvilluar takimin e mbetur të  javës së  15-të  në  Ligën e Parë  Futbollistike të  Maqedonisë , njofton “infOSport.mk”.

Të  parët që  shënuan në  këtë  ndeshje ishin mysafirët nga Shkupi, që  avansuan falë  golit të  mbrojtësit Nenad Mishkovski, i cili përfitoi nga një  rivënie nga këndi, kur gjeti në  gjumë  mbrojtjen vendase. Ky gol erdhi në  minutën e 14-të , ndërsa vetëm 6 minuta më  vonë, Sileksi barazoi shifrat në  1:1, falë  super golit të  shënuar me kokë  nga ana e Antonio Kalanoskit.

Me këtë  gol, Kalanoski për një  moment na rikujtoi në  gjermanin Oliver Bierhof, që  shënonte gola me kokë  nga distanca edhe më  larg se 11-të  metërshi.

Kalanoski shënoi sërish, këtë  herë  në  minutën e 27-të , kur fillimisht goditjen e tij nga pika e bardhë  e ndali portieri Gaçevski, mirëpo jo edhe tentativën e dytë  të  numrit 7-të  të  Sileksit, që  në  ato momente shënoi edhe golin e dytë  personal, duke i dhënë  avantazhin për herë  të  parë  skuadrës së  tij në  këtë  ndeshje.

Për dallim nga kjo ndeshje në  Kratovë, ku të  pranishmit patën mundësinë  të  shohin 3 gola, në  ndeshjen mes dy skuadrave shqiptare buzë  liqenit, Struga Trim Lum-Voska Sport, rrjetat po pushojnë  pas 45 minutave të  para. (infOSport.mk)

Leave a Reply