E mërkura e rezervuar për dy ndeshjet e mbetura të javës së 15-të

Të mërkurën në futbollin vendor në program janë dy ndeshjet e mbetura të javës së 15-të, që u shtyen për shkak të reshurave të borës që kishin kapluar Kratovën, gjegjësishtë Strugën, njofton “infOSport.mk”.

Kështu nesër në këto dy qytete, futbolldashësit do të kenë mundësinë të shohin futboll, edhe atë mjaft atraktiv, bazuar në emrat që do të zbresin në fushë.

Në Strugë, do të takohen dy skuadrat shqiptare buzë liqenit, Struga Trim Lum dhe Voska Sport. Kampionët në fuqi i’a dolën në ndeshjen e parë në Ohër, mirëpo nuk i’a dolën në kuadër të Kupës, ku u eliminuan që në 1/8 e finales.

Kështu, ata nesër me siguri se do të tentojnë “hakmarrjen”, përmes së cilës do të ngjiteshin në pozitën e parë.

Për dallim nga ndeshja në Strugë, në Kratovë, mejdanin do të ndajnë dy skuadra ish kampione, Sileksi dhe Vardari. Vendasit shihen si favorit ndaj fenerxhiut nga Shkupi, që në fundjavë morri një fitore të madhe përballë Makedonija Gj.P, duke treguar shenja pozitive dhe mbijetese.

Që të dyja këto ndeshje luhen nesër me fillim në ora 13:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply