Pezullohet kampionati turk i futbollit

Pas skandalit të ndodhur mbrëmë në ndeshjen kampionale midis Ankaraguxhu dhe Rizespor, kur në fund të takimit fizikisht u sulmua arbitri kryesor i  takimit, Halil Umut Meler, Federata Turke e Futbollitk, ka vendosur të pezullojë kampionatin e tyre kombëtar për një kohë ta pa caktuar.

Ndeshja e vlefshme për javën e 15-të, përfundoi me barazimin 1:1, ndërsa menjëherë pas fërshëllimës së fundit të arbitrit, presidenti i skuadrës vendase të Ankaraguxhu, Faruk Koca, kishte zbritur në fushë, duke e goditur me boks atë, sigurisht i pakënaqur, ngase skuadra e gtij pranoi gol në minutën e 97-të, të takimit.

 

Leave a Reply