Reagimi i presidentit Erdogan, pas sulmit ndaj arbitrit Halil Umut

Pas incidentit të mbrëmshëm në ndeshjen midis Ankaraguxhu dhe Rizespor, ku u sulmua fizikisht arbitri kryesor, Halil Umut Meler, drejtuesit e Federatës Turke të Futbollit, menjëherë kishin thirur një mbledhje urgjente në të clën kishin marë vendim për pezullimin e kampionatit për një kohë të pa caktuar.

Po ashtu edhe shoqata e arbitrëve të futbollit turk iu kishte bërë thirje anëtarëve të saj ta shfrytëzojnë të drejtën e largimit, derisa nuk mungoi edhe reagimi i presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.

“E dënoj sulmin ndaj gjyqtarit të futbollit. Nuk do të lejojmë kurrë që dhuna të ndërhyjë në sportin turk”, tha Erdogan.

Sipas mediave turke arbitri Halil Umut Meler është shtrirë në spital, ndërsa në lidhje me këtë incident janë arestuar tre persona, në mesin e të cilëve edhe numri një i skuadrës së Ankaragucu, Faruk Koca.

Leave a Reply