ZYRTARE, Arbër Hoxha veshë fanellën e gjigandëve të Dinamo Zagreb

Arbër Hoxha edhe zyrtarisht pjesë e Dinamo Zagrebit, te e cila skuadër do të rigjejë shqiptarin nga Maqedonia, Arijan Ademi. Hoxha te skuadra gjigande kroate do të mbajë veshur fanellën me numër 20-të, ndërsa i njëjti transferohet nga rradhët e Slaven Belupos.

Hoxha në elitën e futbollit kroat numëron plotë 69 ndeshje dhe 11 gola të shënuar, 4 prej të cilëve ka shënuar në gjysmën e parë të sezonit 2023/24 me fanellën e Slvaen Belupos, pjesë e së cilës skuadër është nga shkurti i vitit 2022.

Ai para se të luante me Slaven Belupon, kishte luajtur edhe me Lokomotivën e Zagrebit, skuadrën e dytë nga kryeqendra kroate, mirëpo ja që tashmë bënë realitet ëndërrën e tij, për të luajtur me një ndër skuadrat më të mira ballkanase.

Ndryshe, Hoxha karrierën e tij profesionale e kishte nisur në vendlindje, te Prishtina, për të luajtur më pas në Kosovë edhe me Besën dhe Ballkanin, nga e cila skuadër verën e vitit 2021 ishte transferuar te Lokomotiva e Zagrebit, aty ku sot kontratë profesionale nënshkroi tetovari, Dashmir Elezi. (infOSport.mk)

Leave a Reply