Vane Krstevski zëvendësues i Elezit te Shkëndija!

Menjëherë pas lajmit për transferimin e Dashmir Elezit te Lokomotiva e Zagrebit, nga klubi i Shkëndijës njoftuan për angazhimin e sulmuesit anësorë, Vane Krstevski.

Bëhet fjalë për një futbollistë vetëm 20-vjeçar, i cili karrierën e kishte nisur në vendlindje te skuadra e Bregallnicës, ndërsa te Shkëndija vjen nga ekipi i AP Brera nga Strumica, pjesë e së cilës ishte që nga shkurti i vitit 2019.

Ai fillimisht te kjo skuadër i ishte bashkuar ekipit të të rinjëve, ndërsa falë talentit dhe punës së tij të palodhshme, shumë shpejtë u inkuadrua edhe në ekipin e parë, për të cilin deri më tani ka zhvilluar 74 ndeshje, duke regjistruar edhe 8 gola dhe 8 asistime.

Pikërisht këto statistika të një 20-vjeçari, por edhe interesimi nga jashtë për shërbimet e tij, shtyen drejtuesit e Shkëndijës të veprojnë shpejtë dhe të angazhojnë të njëjtin, madje duke paguar dëmshpërblimin e kërkuar nga ana e drejtuesve të AP Brera.

Shpresohet që ai të shtojë dinamikën dhe fuqinë e ekipit “kuqezi” nga Tetova, ndërsa nënshkrimi i kontratës 3.5 vjeçare tregon besimin e Shkëndijës në aftësitë e Vane Krstevskit dhe kontributin e mundshëm që ai mund të sjellë në fushën e lojës. (infOSport.mk)

Leave a Reply