Edon Zhegrova në radarin e Borusia Dortmundit

Forma e shkëlqyer që ka dëshmuar gjatë gjithë këtij sezoni me fanellën e Lille në elitën e futbollit francez, nuk ka mbetur pa u vënë re edhe nga skuadra të tjera, që kërkojnë shërbimet e tij.

Kështu, pas Real Sociedadit, informacionet e fundit thonë se për shërbimet e yllit shqiptarë nga Kosova, Edon Zhegrova, interes ka shfaqur edhe skuadra gjigande e Borusia Dortmundit.

Ndërkohë, raportohet se Zhegrova është i hapur të largohet nga Lila këtë edicion, ndonëse ekipi që militon në nivelin më të lartë të kampionatit francez të futbollit, në Ligën 1, po kërkon për kartonin e tij të paktën 20 milionë Euro.

24-vjeçari ka realizuar 6 gola dhe ka dhënë pasimin e fundit edhe për 7 gola të tjerë në 25 ndeshje që ka luajtur në këtë edicion në të gjitha veprimtaritë me Lille, pjesë e së cilës skuadër është që nga janari i vitit 2022, kur erdhi nga skuadra kampione e Zvicrës, Bazel.

Zhegrova me Lille ka kontratë deri verën e vitit 2026, ashtu që për shërbimet e tij, skuadrat do të duhet të paguajnë edhe një dëmshpërblim prej 20 milion eurove, shifër kjo e kërkuar nga ana e drejtuesve të skuadrës franceze për të liruar yllin e përfaqësueses së Kosovës. (infOSport.mk)

Leave a Reply