ZYRTARE, Fatjon Jusufi një futbollistë i lirë, ndërprenë bashkëpunimin me Gostivarin

Fatjon Jusufi prej sot edhe zyrtarisht është një futbollistë i lirë në treg. Edhe pse i njëjti me skuadrën e Gostivarit kishte kontratë deri verën e këtij viti, ai kishte vendosur ta prish të njëjtën, duke marrë edhe pëlqimin e drejtuesve të skuadrës nga Pollogu, njofton “infOSport.mk”.

Jusufi është një emër i njohur në elitën e futbollit vendor, aty ku numëron saktësisht 200 paraqitje, 8 prej të cilëve me Gostivarin gjatë këtij edicioni.

Te Gostivari, Jusufi u transferua verën e vitit që lamë pas, kur erdhi nga skuadra kampione e Struga Trim Lum, ndërsa i njëjti gjatë karrierës së tij profesionale në Maqedoni, kishte luajtur edhe me Renovën dhe FC Shkupin. (infOSport.mk)

Leave a Reply