Voska Sport bënë për vete mesfushorin boshnjak, Petar Bojo!

Voska Sport ende nuk ka zyrtarizuar asnjë emër të ri në prag të stinorit pranveror në elitën e futbollit vendor.

Megjithatë kjo nuk do të thotë se drejtuesit e kësaj skuadre janë në gjumë, përkundrazi ata po punojnë intenzivisht për prurjet e reja, e që realisht pritet të prezantohen vetëm pasi të njëjtit të firmosin në letër.

Ndërkohë siç mëson “infOSport.mk”, skuadra nga Ohri ka arritur marrëveshje me mesfushorin boshnjak, Petar Bojo, i cili nesër pritet të firmos kontratën në zyrën e presidentit Nefi Useini.

Bojo i cili në të kaluarën kishte qenë edhe pjesë e Kombëtares shpresa të Bosnje e Hercegovinës, aktualisht është pjesë e skuadrës së Igman Konjic, pjesë e elitës së futbollit boshnjak, aty ku i njëjti numëron plotë 143 ndeshje, 18 gola dhe 8 asistime.

Suksesin më të madh e kishte arritur sezonin 2021/22, kur me Zrinjski Mostar ishte shpallur kampion, ndërsa i njëjti kishte veshur edhe fanellën e Zheljezniçarit, Mladost Kakanj dhe NK Vitez.

Ndryshe karrierën e tij si i ri e kishte nisur te Shiroki Brijeg, ndërsa si 19-vjeçar kishte provuar veten edhe në futbollin çek, me skuadrën e Jihlava. (infOSport.mk)

Leave a Reply