Gostivari transferon ish sulmuesin e Majnc, autorin e 147 golave në karrierën profesionale

KF Gostivari, që tashmë disa ditë po zhvillon fazën kryesore të përgatitjeve në Antalia të Turqisë, gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me sulmuesin kroat të lundur në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës, Petar Sliskoviç.

Bëhet fjalë për një sulmues 32-vjeçar, i cili pjesën më të madhe të karrierës e kishte kaluar në Gjermani, duke luajtur për skuadra të njohura, si Majnc, Dynamo Drezden, St.Pauli., ndërsa te Gostivari vjen si agjent i lirë, pasi së fundmi ishte pjesë e skuadrës indiane të Jamshedpur FC.

Përveç Gjermanisë dhe Indisë, ai kishte provuar të luaj edhe në Zvicër me skuadrën e Aarau, ndërsa i njëjti në karrierën profesioniste numëron 381 ndeshje dhe 147 gola.

Statistika mjaft të mira për një sulmues, i cili pritet të shkëlqejë edhe me fanellën e Gostivarit në Ligën e Parë, aty ku Gostivari pas gjithë këtyre lëvizjeve të bëra në merkato, nuk do të duhet ta diskutojë, mbijetesën.

Kujtojmë, sot në tokën turke, KF Gostivari zhvilloi ndeshjen e parë kontrolluese ndaj hungarezëve të Ujpesht, ku në fund u mund me rezultatin 2:1.

Sliskoviç, do ti bashkohet ekipit direkt në Antalia të Turqisë, aty ku pritet edhe që të debutojë me fanellën e Gostivarit, pavarësisht se nga tetori i vitit të kaluar është pa skuadër. (infOSport.mk)

Leave a Reply