Zyrtare, Ardi Idrizi i bashkohet KF Arsimit

KF Arsimi , skuadër kjo që garon në Ligën e Dytë, së fundmi ka bërë një transferim nga Liga e Parë. Skuadra “verdhezi” nga Çegrani ka arritur marrëveshje me Ardi Idrizin, i cili së fundmi ishte pjesë e Struga Trim Lum, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për një futbollistë të talentuar që premton shumë, ndërsa si pozicione të preferuara në fushë ka ato të mbrojtësit anësorë dhe mesfushorit difenziv, ndërsa te KF Arsimi vjen për të shtuar edhe më shumë konkurrencën dhe cilësitë në skuadër.

Idrizi rrjedh nga shkolla e klubit të Shkëndijës, ku ka kaluar gati se të gjitha grupmoshat, ndërsa edhe pse i ri në moshë pas vetes ka një CV shumë të pasur jashtë vendit, edhe atë në Spanjë te UeCornella Barcelona, në Turqi tek Adana DemirSpor dhe së fundmi tek skuadra kampione e vendit, Struga Trim Lum.

KF Arsimi deri më tani ka arritur që të angazhojë edhe Albin Ramadanin, Emran Ramadanin, Neshat Muratin, Ardit Demirin dhe Arsim Ismailin. (infOSport.mk)

Leave a Reply