LPFMV, e diela na servon përballje mjaft interesante

Stinori pranveror në elitën e futbollit vendor nisi sot me ndeshjen midis Gostivarit dhe Vardarit, ndërkohë të dielën na presin 5 përballje të tjera, tre prej të cilave do të zhvillohen në kryeqendrën tonë, njofton “infOSport.mk”.

Në qendër të vëmendjes do të jenë ndeshjet mes skuadrave shkupjane dhe atyre buzë liqenit, FC Shkupi – Voska Sport dhe Rabotniçki – Struga Trim Lum, ndërsa në lagjen e Gjorçe Petrovit, vendasit e Makedonija GJ.P do të mirëpresin Shkëndijën e Tetovës.

Këto tre përballje tërheqin vëmendjen e kësaj xhiroje, që do të shtrihet edhe në Kratovë dhe në Shtip.
Sileksi në Kratovë do të mirëpret AP Brera, derisa në Shtip, Bregallnica do të luaj me Tikveshin.

Të gjitha ndeshjet startojnë në ora 14:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply