Ilir Daja mund t’i japë lamtumirën ekipit të Ballkanit pas 2 vitesh e gjysmë. Trajneri që dërgoi dy vite radhazi ekipin nga Suhareka në Ligën e Konferencës, pritet që të largohet nga këta të fundit.
Këto aludime sipas gazetës “Enigma”, vijnë pas takimit të sotëm urgjent të drejtuesve të Ballkanit me Ilir Dajan.
Arsyeja e këtij takimi nuk dihet, por aludohet për prishje të mënjëhershme të kontratës ose në fund të sezonit.
Kujtojmë, Ballkani këtë sezon është në vendin e parë me një pikë më shumë se Llapi ndjekës. Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja po tenton edhe këtë sezon titullin kampion, të cilin e kanë fituar dy herë në drejtimin e 57-vjeçarit.