Ferid Agushi emërohet zëvendës seleksionues i Maqedonisë në futsall

Ferid Agushi është emëruar në postin e zëvendës seleksionuesit te përfaqësuesja  A e Maqedonisë në futsal. Ish reprezentuesi i Maqedonisë dhe trajneri aktual i Futsal Prishtina 01 do të jetë ndihmës i seleksionuesit, Vasko Skenderovski.

“Është privilegj i madh për mua për të qenë pjesë e stafit teknik në përfaqësuesen më të mirë të Maqedonisë në futsal. Falenderoj Federatën e Futbollit të Maqedonisë që më besuan një rol të tillë. Maqedonia ka kualitet dhe besoj shumë që me punë dhe përkushtim të madh mund të arrijmë shumë më shumë si ekip përfaqësues. Me shumicën prej reprezentuesve dhe stafit kemi bashkëpunuar dhe njihemi prej më herët. Besoj që do të kemi mirëkuptim ndërmjet veti dhe atmosferë pozitive për të realizuar gjëra të mëdha”, deklaroi Ferid Agushi.

Ferid Agushi pas vetes ka mbi 100 ndeshje të luajtura me fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë në futsal, ku debutimin e kishte në dhjetor të vitit 2010, ndërsa në nivel klubesh ka një karrierë të pasur me shumë trofe dhe tituj të fituar me kluve të ndryshme të vendit dhe jasht tij.

Ai pas pensionimit nga futsali i luajtur u pajisë me licencë të trajnerit nga UEFA dhe fillimisht mori drejtimin e Futsal Shkupit në sezonin 2021/22, duke u shpallur kampion në dy sezone.

Aktualisht Agushi luan rolin e trajnerit te Futsal Prishtina 01, ku regjistron rezultate të mira në Europë dhe ligën e futsalit në Kosovë.

Leave a Reply