Sa shumë largime te FC Shkupi, një tjetër titullarë pranë divorcit!

Nga tabori i “bluve” nga Çairi ka pasur në fakt shumë largime deri tani, por bëhet fjalë kryesisht për lojtarë që ishin në fund të kontratës me klubin, si Blerton Sheji, Darko Ilieski, Darko Dodev, Kristijan Toshevski, Kristijan Trapanovski, apo edhe Arbi Vosha, që ishte nën kontratë, mirëpo që me shumë gjasa sezonin e ri do të luaj me kampionët e Struga Trim Lum.

Me shumë mundësi, e njëjta gjë do të ndodhë edhe me mesfushorin Hamza Ramani, i cili aktualisht ndodhet në Bosnje e Hercegovinë, si pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë U21, që sot do të zhvillojë një miqësore kundër moshatarëve të Bosnje e Hercegovinës.

Mirëpo këtu nuk pritet të jetë fundi i largimeve, pasi shumë pranë është edhe sulmuesi brazilian, Victor Damasceno, ai i Ishujve Faroe, Joan Simun Edmundsson, si dhe Besar Guxhufi, të cilit i përfundon huazimi.

Leave a Reply