Heqja e sistemit VAR, klubet angleze marrin vendimin final!

Nuk ka më asnjë dyshim të  vetëm, kur është në pyetje VAR, pasi skuadrat e Premierligës angleze kanë votuar “PRO” këtij sistemi.

Vendimi është marrë dhe tashmë gjithçka është zyrtare.

Klubet angleze kanë votuar dhe në fund 19 ishin ‘PRO” mbajtjes së VAR, ndërsa vetëm skuadra e Vulverhempton ishte kundër.

Gjithashtu në mbledhjen e fundit, është dakordësuar që në VAR të ketë përmirësime. E gjitha kjo është bërë për të mirën e tifozëve dhe lojës, konfirmojnë nga Premierliga angleze.

Leave a Reply