Maqedonia U15 pjesë e turneut zhvillimor në Mal të Zi për femra të lindura 2009-2010

Përfaqësuesja futbollistike e Maqedonisë U15 në konkurrencë të femrave, do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtarë zhvillimorë (vajza të lindura 2009 – 2010)

Turneu ndërkombëtarë do të zhvillohet në Podgoricë, Mal të Zi në periudhën nga data 8 deri me 15 qershor.

Përveç përfaqësueses tonë, në këtë turne do të marrin pjesë edhe nikoqiret e Malit të Zi, Kroacisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Ndeshjen e parë në kuadër të këtij turneu do ta zhvillojmë kundër Malit të Zi me datë 8 qershor.

Tre ditë më vonë forcat do ti masim me Kroacinë.

Ndeshjen e fundit të turnout në fjalë do ta zhvillojmë kundër Bosnje e Hercegovinës.

Për këtë turne zhvillimor, janë ftuar futbollistet në vijim:


PORTIERË:

Evgenioja Veljanovska – Skopje 2014

Mine Dimitrievski – Skopje 2014

MBROJTJA:

Andrea Aleksovska – Top Gol

Jovana Naumovska – Skopje 2014

Tamara Lazeska – Biljanini Izvori

Vanesa Davitkova – Koçani

Rejhane Nuhi – Skopje 2014

Anastasija Aljakobska – Cevitana

Besart Fida – Istatov

MESFUSHA:

Una Joshevska – Skopje 2014

Ema Nanovska – Istatov

Elena Naumoska – Skopje 2014

Elena Macevska – AS United

Ane Velkovska – Skopje 2014

SULMI:

Jovana Stojanova – Fudbal Stars

Rozita Peceva – Tiverija

Angelina Jovanoska – Ljuboten

Lina Micoska – Koçani

Tamara Atanasovska – Skopje 2014

Nina Manasijeva


 

Leave a Reply