Struga Trim Lum ndanë rrugët me dyshen Neziri-Maliqi

Struga Trim Lum ka njoftuar për ndarjen me dyshen mbrojtëse, Mexhit Neziri-Edisa Maliqi. Që të dyve u përfundoi kontrata me kampionët në fuqi, ndërsa e njëjta nuk u vazhdua, pasi palët nuk arritën të gjejnë gjuhë të përbashkët.

Neziri skuadrës së Struga Trim Lum iu bashkua janarin e vitit 2023, kur erdhi nga rradhët e Shkëndijës, ndërsa Maliqi pjesë e skuadrës strugane ishte për gati dy vite.

Që të dy ishin pjesë e dy titujve kampion të Struga Trim Lum, skuadër kjo që në këtë mënyrë falënderon këtë dyshe për kontributin e dhënë gjatë periudhës së kaluar.

Leave a Reply