ZYRTARE, Takahara japonezi i parë që do luaj për Struga Trim Lum

Masaaki Takahara do të jetë japonezi i parë në histori që do të luaj për skuadrën e Struga Trim Lum. Bëhet fjalë për një futbollistë 28-vjeçar i cili te skuadra kampione vjen nga ekipi i Gostivarit, ndërsa pjesën më të madhe të karrierës së tij e kishte kaluar në futbollin gjerman.

Ndryshe, gjithçka kishte nisur në vendlindjen e tij, me skuadrën e Shizugaku HS, për tu transferuar më pas në futbollin europian, më saktësisht në Spanjë, aty ku qëndroi për dy vite të plota.

Pasoi një periudhë e tij bukur e gjatë në Gjermani, aty ku luajti me 6 skuadra të ndryshme, derisa e fundit ishte Türkgücü München, nga e cila skuadër verën e vitit të kaluar erdhi në futbollin tonë vendor, duke veshur fanellën e Gostivarit.

Me Takaharan, kampionët e Struga Trim Lum kanë firmosur kontratë një vjeçare.

Leave a Reply