Është thjesht çështje kohe, largimi i shkupjanit, Jasir Asani nga Koreja e Jugut, aty ku nuk është se po i shkojnë gjërat mirë me skadrën e Gëangju.
Asani ka shpërndarë së fundmi një foto në rrjetet sociale, që ka bërë të kuptojmë, se e ardhmja e tij është e lidhur me Spanjën.
Las Palmas është klubi që ka arritur akordin me sulmuesin e Kombëtares shqiptare, i cili së fundmi luajti në Gjermani në Euro 2024.
Fotoja është bërë në Korenë e Jugut, ndërsa informacionet tona thonë se i njëjti nga java që vjen do të rikthehet në Shkup, që më pas të udhëtojë drejt Spanjës, për të përfunduar edhe detajet e fundit me skuadrën e tij të re, Las Pallmas, që militon në La Liga. (infOSport.mk)