Largohet Seit Kreka, Voska Sport bëhet me trajner turk!

Voska Sport në sezonin pranveror në elitën e futbollit vendor do të udhëhiqet nga strategu turk, Safet Isler. Një vendim i tillë edhe pritej, duke pasur parasysh se klubi në të ardhmen do të udhëhiqet nga investitorë turq.

Isler në postin e trajnerit do të zëvendësojë struganin Seit Kreka, që ishte emëruar në fillim të këtij sezoni.  Kujtojmë, para tij nga klubi u larguan edhe portieri kondicional, Behar Ukalli dhe ai i portierëve, Besnik Sadiku.

Me trajnerin e ri, Isler, Voska Sport përgatitjet për stinorin pranveror do ti nis me datë 8 janar në Ohër. (infOSport.mk)

__________________

LAJME EKSKLUZIVE NGA INFOSPORT.MK

Dëshironi të informoheni të parët me lajme ekskluzive?

Atëherë bashkohuni me grupin tonë këtu në FACEBOOK…


 

Leave a Reply