ZYRTARE, FC Shkupi angazhon 20-vjeçarin Avduli

Xhezair Avduli është përforcimi më i ri i FC Shkupit, duke u bërë kështu futbollisti i dytë që i bashkohet skuadrës nga Çairi, pas mbrojtësit turk, Emir Yazici.

Avduli familjes së FC Shkupit i bashkohet pas aventurës mjaft të suksesshme që pati me KF Arsimin edicionin vjeshtor, por edhe edicionin e kaluar, kur ishte një ndër futbollistët e padiskutueshëm titullarë.

__________________

LAJME EKSKLUZIVE NGA INFOSPORT.MK

Dëshironi të informoheni të parët me lajme ekskluzive?

Atëherë bashkohuni me grupin tonë këtu në FACEBOOK…


Ai me KF Arsimin gjatë stinorit vjeshtorë zhvilloi gjithsej 18 ndeshje (16 në kampionat dhe 2 në kuadër të Kupës), duke regjistruar 10 asistime dhe 4 gola të shënuar.

Karrierën e kishte nisur te Shkëndija e Haraçinës, për tu transferuar më pas te Fortuna e Hasanbegut, derisa falë talentit të tij, shtatorin e vitit 2021 ishte transferuar te Shkëndija e Tetovës.

Pjesë e KF Arsimit, Avduli u bë verën e vitit 2023, ndërsa prej sot edhe zyrtarisht 20-vjeçari do të jetë pjesë e FC Shkupit.

Në këtë mënyrë drejtuesit e FC Shkupit vazhdojnë të ju besojnë futbollistëve të rinj, duke pasur parasysh se deri më tani të gjithë që i kanë angazhuar janë të moshës së re: Emir Yazici (22 vjet), Ariton Mehmedi (17), Andi Ismaili (16), Anes Bajrami (15).

Leave a Reply