Profesori universitar nga Shkupi, Metin Dalip për herë të parë në karrierën e tij do të punoj në futbollin bullgar. “infOSport.mk” mëson se Dalip ka pranuar ofertën e skuadrës bullgare të Hebar Pazardzhik, te e cila skuadër do të luaj rolin e trajnerit kondicional.
Te kjo skuadër, Metin Dalip do të punojë bashkë me Bruno Akrapoviç, me të cilin shkupjani kishte punuar te Shkëndija e Tetovës.
__________________
LAJME EKSKLUZIVE NGA INFOSPORT.MK
Dëshironi të informoheni të parët me lajme ekskluzive?
Atëherë bashkohuni me grupin tonë këtu në FACEBOOK…
Metin Dalip te Hebar Pazardzhik do të pasojë Vladislav Georgiev, i cili ishte larguar nga kjo skuadër vetëm disa ditë para Vitit të Ri.
Metin Dalip ndodhet tashmë në Pazardzhik, ndërsa prej nesër do të startojë punën e tij te skuadra e Superligës së Bullgarisë, Hebar, futbollistët e së cilës skuadër do të ju nënshtrohen testeve fizike para shkupjanit, që më pas të fillojnë me stërvitje më të rënda, që do të ju shërbejnë atyre për pjesën pranverore.
Kujtojmë, Metin Dalip, gjatë karrierës së tij si fitnes trajner, apo edhe kondicional, përveç te Shkëndija, ka punuar edhe te ish Slloga Jugomagnat, Vardari, Rabotniçki dhe skuadra arabe e Al-Wehda FC. (infOSport.mk)