Enis Bardhi, një futbollistë i ri i Bodrumspor

Enis Bardhi sërish do të luaj në Superligën turke, këtë herë me fanellën e skuadrës së Bodrumspor, njofton “infOSport.mk”.

Mesfushori shkupjan ditë më parë doli të jetë një futbollistë i lirë, pasi u lirua nga ekipi i Trabzonspor, ndërsa tashmë i njëjti i bashkohet një skuadre tjetër turke, pavarësisht se emri i tij lidhej ngushtë edhe me një transferim në Spanjë.

Me ekipin e Bodrumspor, Enis Bardhi ka firmosur kontratë deri në fund të sezonit aktual, duke u bërë kështu futbollisti i dytë në këtë merkato që përforcon rradhët e kësaj skuadre, pas Jonathan Okita, që erdhi nga ekipi zviceran i Cyrih.

Bardhi ekipit të Trabzonspor iu bashkua verën e vitit 2022, ndërsa brenda periudhës së kaluar me këtë skuadër ka zhvilluar gjithsej 97 ndeshje, 73 prej të cilëve në Superligën turke, aty ku numëron edhe 13 gola të shënuar.

Te Bodrumspor, Enis Bardhi do të gjejë edhe dy futbollistë tjerë shqiptarë, Taulant Seferin dhe Arlind Ajetin. (infOSport.mk)

Leave a Reply