Liga III-Veri, Shkëndija e Haraçinës në xhiron e 20-të pëson disfatën e parë

Shkëndija e Haraçinës në ndeshjen e xhiros së 20-të ka pësuar disfatën e parë në Ligën e Tretë – Veri. Skuadra “kuqezi” nga Haraçina u mund nga Rinia 98, skuadër kjo, pjesë e Komunës së Sarajit, që për dallim nga Shkëndija, lufton për mbijetesë.

Pavarësisht kësaj disfate, Shkëndija e Haraçinës, qëndron bindshëm në pozitën e parë me 55 pikë, +16 nga vendi i dytë që mbahet nga Fortuna.

Vlen të theksohet se trajneri Erkan Murseli në takimin e sotëm në fushë kishte hedhur futbollistët e formacionit të dytë, duke ju dhënë shansin edhe atyre për të përjetuar një ndeshje për gjatë 90-të minutave, e ku në fund u mundën minimalisht 1:0 nga Rinia 98. (infOSport.mk)

Leave a Reply