Vlajkoviç: Gostivari kundërshtarë aspak i lehtë, na duhet edhe përkrahja e tifozëve

Gostivari do të jetë kundërshtari i rradhës në kampionat i Struga Trim Lum, skuadër kjo që vijon luftën për një vend që siguron Europën.

Pikërisht KF Gostivari është një ndër rivalët në këtë udhëtim për ekipin strugan, që besojnë se mund t’ia dalin përballë tyre, gjithnjë duke u bazuar në formën momentale të skuadrës, por edhe dëshirën e flaktë të lojtarëve për të dëshmuar veten dhe epitetin e kampionit.

“Na pret një ndeshje shumë e vështirë dhe aspak e lehtë kundër skuadrës së Gostivarit, që janë në ngritje të formës.” – u shpreh fillimisht mbrojtësi i krahut të djathtë, Nikolla Vlajkoviç, dëshira e të cilit është që skuadra strugane të vazhdojë serinë e fitoreve dhe të kap ato pozita, që njëherit i kanë edhe si objektiv.

“Posedojnë futbollistë të mirë, megjithatë neve duhet të shohim para dhe të respektojmë urdhërat e trajnerit. Atmosfera në skuadër është e shkëlqyer, jemi në formë të mirë, ashtu që pres të vazhdojmë serinë e fitoreve.” – thotë Vlajkoviç, që kërkon angazhim maksimal nga të gjithë në ndeshjen ndaj Gostivarit.

“Shpresoj të jetë kjo një ndeshje kualitative dhe se do të arrijmë deri tek fitorja, kuptohet nëse do të jemi maksimalisht të fokusuar për gjatë 90-të minutave lojë, ashtu siç ishim edhe në ndeshjet paraprake” – u shpreh mbrojtësi i djathtë i Struga Trim Lum, i cili ka edhe një kërkesë për tifozët strugan.

“Shfrytëzojë rastin të ftoj edhe tifozët tanë, që të jenë në numër sa më të madh, për të na dhënë krah ashtu siç ata dinë.” – përfundoi intervistën Vlajkoviç, i cili ka hyrë në vitin e dytë, si pjesë e skuadrës së Struga Trim Lum.

Ai këtë edicion në 18 ndeshje që ishte prezent, ka kontribuar me dy gola dhe dy asistime, ndërsa në nivelin e duhur, kur janë në pyetje asistet, ishte edhe në ndeshjen e fundit në Shkup, kundër Rabotniçkit, ndaj së cilës skuadër Struga Trim Lum kishte regjistruar fitore minimale 1:0.

Pas “romantikëve”, Gostivari do të jetë kundërshtari i dytë i drejtëpërdrejtë i struganëve, me të cilët do të luftojnë për pozitat që sigurojnë Europën.

 

Leave a Reply