Taulant Ismaili, edhe zyrtarisht i ka dhënë fund qëndrimit të tij te skuadra kampione e Maqedonisë në futsal, Futsal Club Forca nga Kumanova.
Ismaili, një ndër futsalistët më të mirë në këtë sport në vendin tonë, ishte pjesë e sukseseve më të mëdha të skuadrës kumanovare, me të cilën arriti që të shpallet kampion për dy vite rradhazi, ndërsa me mjaft sukses prezantoi këtë skuadër edhe në arenën ndërkombëtare, duke mbajtur me shumë krenari edhe shiritin e kapitenit.
Taulant Ismaili, futsalisti më i trofeshëm shqiptarë në Maqedoninë e Veriut!
Lajmin për këtë ndarje e ka bërë të ditur vetë Ismaili përmes profilit të tij zyrtarë në facebook, ku ndër të tjerash shkruan:
“Ju informoj që prej sot nuk jam më pjesë e FC Forca.
Klubit dhe publikut kumanovar i dëshiroj çdo të mirë dhe faleminderit për gjithçka.
Shpresoj të jetë një “Mirupafshim” dhe jo një “Lamtumirë”.
Pas Ismailit, ndarjen me klubin kampion të Futsal Club Forca, e ka njoftuar edhe Erkan Seferi, gjithashtu një emër i njohur në futsalin vendor, që bashkë me Ismailin, tashmë për disa vite me rradhë luajnë një rol të rëndësishëm edhe te përfaqësuesja më e mirë e futsalit në vend.
Kujtojmë, që të dy tituj kampion kishin arritur të fitojnë edhe me Futsal Shkupin, kur kjo skuadër disa vite më parë kishte fjalën kryesore në elitën e futsalit në vend. (infOSport.mk)

