ZYRTARE, Muarem Muarem trajner i ri i Rabotniçkit, prezanton edhe ndihmësit e tij

Muarem Muarem, i cili një pjesë të bukur të stinorit vjeshtorë udhëhoqi Bashkimin e Kumanovës, në pranverë do të drejtojë ekipin e Rabotniçkit, njofton “infOSport.mk”.

Muarem skuadrën kumanovare e udhëhoqi në gjithsej 13 ndeshjes mes kampionatit dhe Kupës, ndërsa kujtojmë, që i njëjti në 10 ndeshje kampionale kishte udhëhequr edhe KF Gostivarin.

Drejtimi i Rabotniçkit do të jetë eksperienca e tij e tretë në futbollin vendor në krye të skuadrave nga elita, aty ku tashmë me “romantikët” do të kërkojë të nxjerrë maksimumin, duke siguruar mbijetesën.

Pikërisht, ky do të jetë synimi kryesor i Muarem Muarem, që rikthehet te Rabotniçki, pas gati 5 viteve, këtë herë në rolin e trajnerit.

Kujtojmë, Muarem Muarem në tre periudha të ndryshme kishte qenë futbollistë i skuadrës shkupjane, për të cilën numëron 40 ndeshje zyrtare.

Ai tashmë në rolin e trajnerit në krye të “romantikëve” do të tentojë të rikthejë skuadrën në binarët e duhur, bashkë edhe me ndihmësit e tij, Enes Qaili dhe Shaban Sulejmani. (infOSport.mk)

Leave a Reply