Pas kapitenit Muharemi, edhe një tjetër largim nga rradhët e FC Shkupit!

FC Shkupi do ta ketë shumë të vështirë në sezonin pranveror, kjo pasi edhe ata lojtarë me të cilët u paraqit gjatë pjesës së parë të sezonit aktual, po e braktisin këtë skuadër.

I pari pas përfundimit të stinorit vjeshtorë që u largua nga Çairi, ishte kapiteni Suhel Muharemi, ndërsa sot një gjë të tillë edhe zyrtarisht ka bërë mbrojtësi i krahut të djathtë, Davor Serafimov.

Bëhet fjalë për një futbollistë vetëm 20-vjeçar, i cili ka vendosur ti bashkohet skuadrës kampione të vjeshtës në Ligën e Dytë, GFK Ohrid, njofton “infOSport.mk”.

Ai tashmë është prezantuar nga drejtuesit e skuadrës buzë liqenit, ndërsa do të jetë ky klubi i tij i tretë në karrierën profesioniste, pas FC Shkupit dhe Vardarit.

Në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, Serafimov numëron 19 ndeshje, 18 prej të cilëve me fanellën e FC Shkupit. (infOSport.mk)

Leave a Reply