KF Tirana me Drejtorin e saj sportiv, Omer Bunjaku, vazhdon të jetë shumë aktive në merkato, teksa së fundmi kjo skuadër ka prezantuar sulmuesin, Emmanuel Ernest. Ky i fundit rikthehet te Tirana pas disa muajsh, pasi kishte provuar veten në Algjeri me skuadrën e USM Alger, njofton “infOSport.mk”.
Sulmuesi 25-vjeçar u prezantua sot nga Drejtori Sportiv, Bunjaku, i cili ditë më parë gjithashtu kishte prezantuar edhe dy futbollistët nga Kosta Rika, Johan Enrique Cortes Alfaro dhe Freddy Antonio Álvarez Rodríguez.
Rikthimi i Ernest pa dyshim se është një lajm i mirë për tifozët e Tiranës, kjo pasi i njëjti kishte lënë gjurmë, duke udhëhequr sulmin e bardhebluve.
Ai në 14 ndeshje kishte regjistruar 4 gola, përfshirë këtu dy golat e shënuar ndaj rivalit të madh, Partizanit.
Ernest gjatë karrierës së tij, përveç aventurës së shkurtër që pati në Algjeri, ka luajtur edhe në Zvicër me skuadrën e Arau dhe në Rumani, me skuadrat si, Argeș Pitești, Ripensia Timisoara dhe Rapid Bucureşti. (infOSport.mk)
