Berisha: Të kthehemi kokëlartë nga takimi me Vardarin

Përballja Vardari-Shkupi që do të luhet nesër do ta mbyll xhiron e 9-të të Ligës së Parë të Maqedonisë. Të përzgjedhurit e trajnerit Ardian Nuhiut dëshirojnë ta vazhdojnë serinë poziteve të 6-të ndeshjeve të fundit, duke dashur që të nxjerrin rezultat pozitiv nesër ndaj Vardarit në “Filipi i Dytë”.

“Jemi edhe më tej në seri pozitive të rezultateve edhe pse të mërkurën e kishim mundësinë e mirë të për të fituara, por që nuk kishim koncentrimin për finalizim të shumë rasteve. Për këtë kohë sa kishim mendoj se kemi punuar mirë edhe pse është evidente se këtë muaj kemi shumë ndeshje të zhvilluara. Por shpresoj që të japim maksimumin dhe të kthehemi kokëlartë edhe nga dueli i të dielës kur do të luajmë ndaj Vardarit. Mendoj se të të gjitha ekipet ekziston lodhje, por mendoj se vendimtare do të jetë koncentrimi në finalizimin e rasteve dhe përqendrueshmëria në mbrojtje dhe mesfushë”, është shprehur mbrojtësi shkupjan Sedat Berisha për sajtin zyrtar të FC Shkupit.

Takimi Vardari-Shkupi do të luhet nesër në stadiumin “Filipi i Dytë” me fillim në orën 15:00.

Leave a Reply