EKSKLUZIVE, Struga Trim Lum ndanë rrugët me portierin Nikolloski

Aventura e gardianit Ivan Nikoloski te Struga Trim Lum ka zgjatur vetëm 4 muaj. Informacione të besueshme pranë “infOSport.mk”, bëjnë me dije se palët kanë ndarë rrugët dhe se Nikoloski është i lirë për të kërkuar një mjedis të ri.

Ai nuk arriti të adaptohet te skuadra nënkampione e vjeshtës, duke mos i bërë ballë konkurrencës së italianit, Marco Angeletti, i cili në fund rezultoi të shpallet edhe portieri më i mirë i gjysmësezonit.

Nikoloski ishte paraqitur në vetëm një ndeshje kampionale me Struga Trim Lum, edhe atë kundër AP Brera, kur skuadra strugane pësoi njëherit edhe disfatën e vetme në 16 xhirot e para të sezonit 2025/26.

Ndërkohë i njëjti burim për portalin tonë, thotë se drejtuesit e Struga Trim Lum tashmë kanë gjetur pasuesin e Nikoloskit, emrin e të cilit do e bëjnë publik për shumë shpejtë kohë. (infOSport.mk)

Leave a Reply