Muriqi kërkon të bëhet më i miri i historisë së Majorkës!

E shtuna e 17 janarit 2026 rezultoi shumë pozitive, madje historike për Vedat Muriqin, që realizoi “tripletën” e tij të parë me fanellën e Majorkës në La Liga. Muriqi realizoi që të tre golat në fitoren 3:2 të skuadrës së tij përballë Atletik Bilbaos, duke u futur në historinë e skuadrës së Majorkës.

Me tre golat e sotëm, Muriqi arriti në shifrën e 47 golave në La Liga, duke u bërë golashënuesi i dytë më i mirë në histori të skuadrës së Majorkës. Ai në këtë listë tejkaloi Juan Arangon nga Venezuela, që numëronte 45 gola.

Tashmë synimi kryesor i Vedat Muriqit, do të jetë me siguri arritja e legjendës kamerunase, Samuel Eto’o, që me fanellën e Majorkës në periudhën 2000-2004 në 133 ndeshje kishte realizuar 54 gola.

Vedat Muriqit i nevojiten edhe 7 gola për tu barazuar me një ndër sulmuesit më të mirë të futbollin botëror, kur janë në pyetje paraqitjet në një klub të njëjtë, siç është në këtë rast Majorka.

Mbetet të shihet nëse i njëjti do t’ia arrijë qëllimit këtë edicion, kur deri në fund të La Ligas ka edhe shumë ndeshje për tu zhvilluar. Edhe 18 ndeshje janë deri në fund të sezonit 2025/26, që po rezulton më i suksesshmi për Vedat Muriqin, pasi i njëjti në 19 ndeshje ka arritur të shënojë 14 gola.

Më shumë se prizrenasi për momentin në La Liga, ka vetëm Kylian Mbappe që ka 19 gola, duke udhëhequr listën e golashënuesve. (infOSport.mk)

Leave a Reply