Vashat U19 të Maqedonisë u mundën nga moshataret e tyre norvegjeze

Përfaqësuesja futbollistike e Maqedonisë U19 në konkurrencë të femrave, ka pësuar disfatë 3:0 në ndeshjen e parë në kuadër të turneut kualifikues elitarë.

Një nga ekipet kombëtare favorite, Norvegjia, avansoi që në minutën e 8-të, falë golit të shënuar nga Xhuli Sten.

Ishte ky goli i vetëm i shënuar gjatë pjesës së parë, ndërsa vetëm pas 3 minutave lojë në pjesën e dytë, futbollistete nga Skandinavia përmes Ina Raim Andreasen, shënuan edhe golin e dytë në rrjetën e Komnenova.

Golin e tretë dhe të fundit për Norvegjinë në këtë përballje, e realizoi Ana Malmin në minutën e 58-të.

Të përzgjedhurat e trajnerit Kiril Izov, edhe përkundër këtij rezultati, luajtën një ndeshje solide, mirëpo me një formacion krejt të ri, mundësitë ishin këto për momentin.

Maqedonia përveç me Norvegjinë, në kuadër të grupit 4 do të duhet të luaj edhe dy ndeshje të tjera, kundër Austrisë dhe Skocisë, me këta të fundit që shënuan fitore 2:1 në ndeshjen tjetër të ditës së sotme.

Maqedonia U19 fillimisht me datë 13 do të luaj me Skocinë, ndërsa me datë 16 do të përballet me Austrinë.

Një vend për në Kampionatin Europian siguron vetëm skuadra që do të sigurojë vendin e parë në grup. Europiani U19 në konkkurrencë të fermave do të mbahet nga data 27 qershor deri me datë 7 korrik në Bosnje e Hercegovinë. (infOSport.mk)

Leave a Reply