Granit Xhaka shpallet “Lojtari i Vitit” te Sanderlendi!

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka është vlerësuar si  “Lojtari i Vitit” te Sanderlendi në Premierligën angleze. Kontributi i tij është vlerësuar jo vetëm nga tifozët, por edhe nga stafi teknik dhe bashkëlojtarët, çka bëri që ai të fitojë çmimin individual më të rëndësishëm të klubit për këtë sezon.

Me paraqitjet e tij të qëndrueshme, Granit Xhaka vazhdon të mbetet një nga futbollistët shqiptarë më të vlerësuar në arenën ndërkombëtare.

Gjatë sezonit aktual, Xhaka ka luajtur në 31 ndeshje në Premierligë, duke regjistruar 1 gol dhe 6 asiste.

Leave a Reply