Ish trajneri i AP Brera, Martin Alagjozovski, në sezonin e ri do të udhëheq skuadrën e Bellasicës, që garon në Ligën e Dytë, njofton “infOSport.mk”.
Për Allagjozovski do të jetë kjo eksperienca e tij e dytë si kryetrajner, pas asaj me skuadrën tjetër nga Strumica, AP Brera, që gjithashtu në sezonin e ri do të garojë në Ligën e Dytë.
Allagjozovski te Bellasica pason një emër tjetër të njohur për futbollin vendor dhe Strumicën, Pançe Stojanov.
Bellasica sezonin e kaluar e mbylli në pozitën e 5-të, ndërsa edhe në sezonin e ri kjo skuadër futet me ambicie të larta, rikthimin në mesin e më të mirëve në futbollin vendor. (infOSport.mk)
