Bledi Shkëmbi komenton ndeshjen ndaj Sileksit: Fitore me meritë

Bledi Shkëmbi kishte mbetur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës në fitoren 1:0 ndaj Sileksit të hënën në Strugë, aty ku skuadra strugane vazhdon të ruaj efektin e qindtpërqindtë në kampionat gjatë këtij sezoni.

Futbollistët e Struga Trim Lum edhe kundër Sileksit treguan autoritet dhe forcë, ndërsa takimin e vendosi një gol i shënuar nga Lassana Diako në minutën e 59-të.

Pas këtij takimi, opinionin e tij, e dha edhe trajneri Bledi Shkëmbi: “Ndeshje e vështirë, mirëpo mund të them se arritëm një fitore me meritë. Dua të komplimentoj djemtë për mënyrën e lojës dhe sakrificën që bënë. Bëmë një lojë të mirë, ku vazhdimisht kërkonim fitoret dhe 3 pikët, ashtu që mendoj se me meritë fituam ndeshjen në fund. Edhe pse kishim mungesa në grup, lojtarët që zbritën në fushë bënë maksimumin për të fituar ndeshjen.”

Trajnerin Shkëmbi e kënaq edhe seria e fitoreve pa humbje në ndeshjet si vendas. Fitorja ndaj Sileksit ishte e katërta, nga po aq ndeshje të zhvilluara në Strugë.

“Është e vërtetë se në ndeshjet si vendas po regjistrojmë rezultatet shumë të mira, por neve si skuadër duhet të luajmë njëjtë si në ndeshjet si vendas, ashtu edhe në transfertë. Jemi të kënaqur që në fushën tonë, para tifozëve tonë po bëjmë shumë mirë.”

Ndeshja e rradhës në kampionat, është ajo kundër Tikveshit në Kavadar, aty ku Struga Trim Lum do të kërkojë fitoren e parë të sezonit të ri.

“Ndeshja me Tikveshin pa dyshim se do të jetë shumë e vështirë. Tikveshi ashtu si edhe Sileksi janë skuadra shumë të mira, ashtu që do  ta kemi të vështirë, mirëpo neve pavarësisht mungesave të shumta, do të mundohemi të bëjmë maksimumin dhe do të kërkojmë ta fitojmë ndeshjen.” – deklaroi trajneri Bledi Shkëmbi, i cili kundër Tikveshit në ndeshjen e tij të 42 në krye të skuadrës strugane do të kërkoj fitoren e 25-të.

Ndeshja, Tikveshi-Struga Trim Lum në program është të premteën (11 shtator) në Kavadar me fillim në ora 16:00.

Leave a Reply