Maqedoni-Zvicër, biletat në shitje nga data 10 shtator

Federata e Futbollit të Maqedonisë informon opinion sportiv se shitja e biletave për ndeshjen Maqedoni – Zvicër, që do të zhvillohet më 26 shtator (e shtunë) në Arenën Kombëtare “Todor Proeski” në Shkup, do të fillojë me datë 10 shtator (e enjte).

Çmimi i biletave varion nga 500 deri në 1.800 denarë, në varësi të bllokut dhe ulëses në tribuna, ndërkohë një biletë VIP kushton 3.000 denarë.

Çmimet dhe vendet e disponueshme sipas blloqeve do të paraqiten në detaje në hartën e Arenës Kombëtare “Todor Proeski”, përmes platformës zyrtare të FFM-së për shitjen elektronike të biletave: eticket.ffm.mk

Në kuadër të ciklit të shtatorit të Grupit B të Ligës së Kombeve të UEFA-s, përfaqësuesja e Maqedonisë do të luajë edhe si mysafire në Slloveni.

Biletat për ndeshjen Slloveni – Maqedoni, e cila do të zhvillohet më 29 shtator në stadiumin “Stožice” në Lubjanë, do të dalin në shitje me datë 14 shtator.

Nga FFM njoftojnë se së shpejti do të publikohen edhe informacionet zyrtare për shitjen e biletave për ndeshjet Maqedoni – Skoci (3 tetor) dhe Zvicër – Maqedoni (6 tetor) në Lucernë.

Leave a Reply