Voska Sport transferon futbollistë nga rivalët e Vardarit

Riste Ilijovski është përforcimi i rradhës te Voska Sport. Ilijovski vjen nga rradhët e Vardarit, rivalit të drejtëpërdrejtë për inkuadrim në Ligën e Parë, ashtu që është ky një përforcim që ka vlerë të dyfishtë për skuadrën shqiptare nga Ohri, që pikë synim këtë edicion ka ngjitjen në elitën e futbollit vendor.

Ilijovski me Voska Sport ka nënshkruar kontratë një vjeçare, ndërsa i njëjti do të jetë një forcë shtesë për në krahun e majtë të mbrojtjes.

Ndryshe Ilijovski gjatë karrierës së tij në futbollin vendor, ka luajtur edhe me Pelisterin, Tikveshin, Mladost Carev Dvorin dhe Pobedën, ku edhe kishte nisur karrierën profesionale. I njëjti ka provuar veten edhe në futbollin kosovar dhe atë shqiptarë, duke luajtur me Flamurtarin e Prishtinës dhe Luftëtarin e Gjirokastrës.

Megjithatë Ilijovski, nuk është emri i vetëm që pritet të prezantohet sonte nga ana e drejtuesve të Voska Sport, të cilët kanë paralajmëruar edhe disa emra të rinj. (infOSport.mk)

Leave a Reply