Voska Sport lëshon bombën  e fundit, gati firma me Usni Ismailin e Pelisterit

Voska Sport po bëhet gati të lëshojë bombën e fundit, teksa informacione të afërta me “infOSport.mk”, bëjnë të ditur se drejtuesit e skuadrës nga Ohri janë shumë pranë nënshkrimit të kontratës me mbrojtësin e krahut të djathtë të Pelisterit, Usni Ismaili.

Bëhet fjalë për një super futbollistë, i cili është prodhim i shkollës së skuadrës nga Manastiri, qytetin ku edhe ka lindur ky 19-vjeçar.

Ismaili ishte në bisedime e sipër për të vazhduar karrierën në Zvicër te skuadra e Thun, mirëpo drejtuesit e rinj të Pelisterit u bënë shkaktar që i njëjti nuk realizoi transferin e ëndërrës. Ata kërkuan shumë më shumë për trening kompenzim nga ana e skuadrës zvicerane, e cila ofronte 28.500 euro si dhe 15% nga transferimi i rradhës, mirëpo kërkesat e drejtuesve të Pelisterit ishin 50.000 euro për trening kompenzim dhe 20% të drejtë në transferimin e rradhës të taelentit shqiptarë, i cili edhe pse në moshë të re, në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë numëron 24 ndeshje.

Ismaili gjithashtu ka qenë edhe pjesë e kombëtares shqiptare U19 dhe U20, për të cilën ka zhvilluar edhe dy ndeshje.

Tashmë ky super talent do të jetë një ndihmë shtesë për Voska Sport, skuadër kjo që shihet si një ndër pretendentët kryesor për inkuadrim në Ligën e Parë, pas atyre transferimeve të bëra gjatë kësaj merkatoje, ku më herët kishte nënshkruar me emra si Argjent Gafuri, Altin Lloga, Darko Razmoski, Dejan Siljanovski, Besart Xhemaili, Vahit Murati dhe Riste Ilijovski.  (infOSport.mk)

Leave a Reply