Agon Elezi largohet nga Sarajeva!?

Agon Elezi me shumë gjasa këtë verë do të largohet nga rradhët e FK Sarajevo, pjesë e së cilës skuadër është nga vera e vitit të kaluar.

Sipas mediave në Bosnje e Hercegovinë, për shërbimet e shqiptarit nga Maqedonia, interesim ka shfaqur skuadra e njohur polake e Leh Poznan, që për momentin është lider dhe është shumë pranë për tu shpallur kampion i Polonisë.

Megjithatë burime nga Sarajeva, thonë se Leh Poznan nuk është skuadra e vetme e interesuar për shërbimet golashënuesit më të mirë të FK Sarajevo këtë edicion, pasi për shërbimet e Elezit interes kanë shfaqur edhe disa skuadra tjera europiane.

Agon Elezi në 24 ndeshje me fanellën e FK Sarajevo ka realizuar 8 gola këtë edicion, duke ndarë pozitën e katërt së bashku me kroatin e Slloga Meridian, Toni Joviç në listën e golashënuesve më të mirë në elitën e futbollit boshnjak, aty ku tashmë FK Sarajevo ka siguruar pozitën e tretë dhe një vend për në ndeshjet e Ligës së Konferencës.

Vlera e Agon Elezit në tregun europian të futbollit sipas “transfermarkt”, kap shifrën e 800 mijë eurove. (infOSport.mk)

Leave a Reply