Sedlloski shpalosi listën e futbollistëve për miqësoret ndaj B e H dhe Turqisë! 5 debutues, 4 prej të cilëve nga Liga e Parë!

Trajneri i përfaqësueses “A” të Maqedonisë, Goce Sedloski, ka bërë publike listën e futbollistëve që do të jenë në kombinim për dy ndeshjet miqësore jashtë fushe kundër Bosnje e Hercegovinës (29.05.) në Sarajevë dhe Turqisë (01.06.) në Stamboll.

Seleksionuesi i Maqedonisë do të ketë në dispozicion gjithsej 27 lojtarë, përfshirë këtu edhe 5 futbollistë që do të veshin fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë për herë të parë: mbrojtësi rumun i UTA Arad, Din Allomeroviq, mbrojtësi i djathtë i Vardarit, Jankulov, mesfushorët e Sileksit, Angjeleski dhe Dodev, si dhe golashënuesi më i mirë i Vardarit, Azer Omeragiç.

Për shkak të lëndimit, trajneri Sedloski nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e futbollistëve, si : Ljupçe Doriev, Luka Stankovski, Egzon Bejtullai, Mario Ilievski dhe Dimitar Mitrovski, ndërsa për shkak të angazhimeve me klubet e tyre, në të dyja ndeshjet do të mungojnë edhe Tihomir Kostadinov dhe Andrej Stojçevski.

Grumbullimi i futbollistëve të ekipit përfaqësues futbollistik të vendit, është planifikuar për me datë 25 maj, në hotelin “Hillton” në Shkup.

LISTA E FUTBOLLISTËVE TË GRUMBULLUAR: 

PORTIER: Stole Dimitrievski (Valencia), Damjan Shishkovski (Borac Banja Luka), Davor Taleski (Vardar);

MBROJTËS: Gjoko Zajkov (Ajman), Visar Musliu (Sent Truiden), Nikolla Serafimov (Levski), Din Alomerovi[ç (UTA Arad), Ezgjan Alioski (Lugano), Jovan Manev (Novi Pazar), Imran Fetai (Shkëndija), Sebastian Herrera (Borac Banja Luka), Stefan Despotovski (OFK Beograd) Darko Velkovski (Vardar), Georgije Jankulov (Vardar);

MESFUSHORË: Elif Elmas (Napoli), Enis Bardhi (Konjaspor), Boban Nikollov (Vardar), Jani Atanasov (AEL Larissa), Agon Elezi (Sarajevë), Sefer Emini (Sonderjyske), Darko Angjeleski (Sileks), Darko Dodev (Sileks);

SULMUES: Bojan Miovski (Gllazgou Renxhers), Darko Çurlinov (Koxhaeli), Elmin Rastoder (Tun), Azer Omeragiç (Vardar), Milan Ristovski (Bohemians);

Leave a Reply