Atdhe Mazari e mbylli me Shkëndijën, rikthehet te Varazhdin në Kroaci

Atdhe Mazari ka mbyllur aventurën e tij një vjeçare me Shkëndijën, te e cila skuadër luajti në formë huazimi. Mazari gjatë edicionit të kaluar, mes kampionatit, kupës dhe Europës, luajti në gjithsej 25 ndeshje, duke regjistruar 7 gola, 4 prej të cilëve në 3 ndeshjet e Kupës.

Kësisoj, Mazari rikthehet te klubi i tij, NK Varazhdin në Kroaci, me të cilën skuadër ka kontratë deri verën e vitit 2027.

Kujtojmë, nga Shkëndija u larguan edhe Liridon Latifi, që me shumë gjasa karrierën e tij do ta vazhdojë në Kazakistan, si dhe nigeriani, Adamu Ibrahim Alhassan.

Ndërkohë, drejtuesit e skuadrës tetovare gjatë ditës së sotme bënë prezantimin e trajnerit të ri, Artim Pollozhani, si dhe brazilianit Rafael de Freitas Silva.

Ditëve në vijim, skuadrës tetovare pritet ti bashkohen edhe emra të tjerë, ndërsa një ndër ata që përflitet më së shumti, është edhe ai i Arijan Ademit.

Ekspedita kuqezi prej sot nën drejtimin e trajjnerit të ri, është zhvendosur në Slloveni, aty ku do të zhvillojë edhe fazën kryesore të përgatitjeve në prag të ndeshjeve të sezonit të ri, ku fillimisht “kuqezinjtë” do të luajnë në garat europiane, më saktësisht në Ligën e Konferencës, aty ku tashmë kanë mësuar edhe emrin e kundërshtarit.

Goglat deshën, që Shkëndija në raundin e parë të këtij kompeticioni, të takohet me skuadrën e FC Europa nga Gjibraltari. (infOSport.mk)

Leave a Reply