Artan Iljazi përfundon te FC Prishtina!

Artan Iljazi vazhdon të mbetet pjesë e futbollit elitar të Kosovës, teksa sot gardiani nga Kumanova vetëm pak çaste më parë firmosi kontratë me FC Prishtinën. Për shërbimet e Iljazit interes kishin shfaqur shumë skuadra, si nga Kosova, ashtu edhe nga Maqedonia, por si duket një ndër skuadrat më të trofeshme në Kosovë, ka ditur të joshë më shumë Iljazin, i cili me Prishtinën është lidhur me kontratë deri verën e vitit 2028.

Artan Iljazi gjatë ditës së sotme edhe zyrtarisht prishi kontratën me FC Ballkanin, me të cilën skuadër kishte kontratë deri në fund të vitit 2028.

Klubi nga Suhareka për ndërprerjen e bashkëpunimit njoftoi vetëm sot përmes faqes së saj zyrtare, ndërsa ende pa kaluar 7 orë të plota, Iljazi tashmë ka gjetur skuadrën e tij të re, FC Prishtina, që gjatë ditës së sotme prezantoi edhe një portier tjetër, portierin me shumë perspektivë, Eurolind Avdimetaj, që vjen nga Suhareka.

Dy portierë që nënshkruajnë brenda ditës me FC Prishtinën, e që transfrohen nga i njëjti qytet, Suhareka. Njëri nga FC Ballkani, e tjetri nga FC Suhareka.

Ndryshe, vlen të theksohet se për shërbimet e Iljazit, interes serioz kishte edhe nga SC Gjilani, skuadër kjo që aktualisht është pa portier, pas ndërprerjes së bashkëpunimit me Agron Kolaj dhe Vokli Laroshi. (infOSport.mk)

Leave a Reply