Koronavirusi prek edhe sportin në Shqipëri! Anulohen aktivitetet sportive deri me 3 prill!?  

“Është momenti që të mbyllim të gjitha institucionet arsimore dhe të kërkojnë anulimin e të gjitha grumbullimeve masive deri në datën 3 prill për ta parë dinamikën e këtij zhvillimi”.

Këto janë fjalët e kryeministrit Edi Rama, i cili sot ka mbledhur qeverinë, pas zbulimit të dy rasteve të para me Coronavirus në Shqipëri.

Nga ajo që u tha, edhe futbolli dhe sportet e tjera në vend, me shumë mundësi do të luhen pa praninë e publikut, deri më 3 prill. Një vendim i ngjashëm me atë që ka marrë qeveria italiane. Kështu, FSHF me shumë mundësi do të marrë sugjerimin që takimet e Superiores dhe të të gjitha kategorive të luhen të paktën pa tifozë.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë, por plani i qeverisë është që të ndalohen grumbullimet e njerëzve, çka ndodh shpesh në stadiumet dhe pallatet e sportit.

Leave a Reply