Përfaqësuesja e Maqedonisë ka shënuar edhe fitoren e dytë në kuadër të grupit të katërt në grupin “D”, e vlefshme për Ligën e Kombeve, njofton “infOSport.mk”.
Pas fitores 0:2 në ndeshjen e parë në transfertë ndaj Gjibraltarit, sonte të besuarit e trajnerit Angellovski, me po të njëjtin rezultat në Shkup mundën Armeninë.
Golin e parë për Maqedoninë e realizoi shqiptari Ezgjan Alioski në minutën e 13-të nga penaltia, të cilën më parë e kishte përfituar Goran Pandev.
Maqedonia avanson ndaj Armenisë me golin e Ezgjan Alioskit
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 9 септември 2018 г.
Me këtë gol u mbyll pjesa e parë, ndërsa goli i dytë mban firmën e Goran Pandev, i cili përfitoi nga një asist i Aleksandar Trajkovskit. E gjithë kjo ndodhi në minutën e 59-të, kur gjithçka nisi nga këmbët e Bardhit i cili kombinoi me Alioskin, ndërsa Trajkovski në pamundësi për të gjetur hapësirën e duhur për të goditur në drejtim të portës kundërshtare, në fund luajti për mrrekulli roline asistuesit, duke bërë që Pandev të shënojë golin e tij të 31-të me përfaqësuesen e Maqedonisë.
Përveç dyshes Bardhi dhe Alioski në këtë ndeshje te Maqedonia u paraqitë edhe dyshja Bejtullai-Musliu, që ishin perfekt në mbrojtje, duke bërë që Dimitrievski edhe në ndeshjen e dytë të mbetet i pamposhtur.
Maqedonia me 6 pikë kryeson grupin e katërt në Ligën “D”, duke lënë pas vetes Armeninë me 3 pikë, që në ndeshjen e parë kishte shënuar fitore minimale 2:1 ndaj Lihtenshtejnit.
Këta të fundit me fillim në ora 20:45 do të përballen me Gjibraltarin.
Foto: gol.mk
